Mbikëqyrja në raste të papritura (akute) dhe të veçanta

Agjencia Spitex Albaswiss Care është e gatshme për ju edhe në rastet e papritura, e gjithsesi edhe në momente kalimtare.

Kjo veprimtari nënkupton mbikëqyrjen për një periudhë të caktuar kohore.

Qëllimi ynë është të sigurojmë një nivel maksimal cilësie dhe profesionalizmi. Ekipi ynë drejtues i kujdesit dhe mbështetjes ka kryer praktikën e tij në Zvicër. Në të ardhmen, ne do të trajnojmë personelin e kujdesit në Kosovë për të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme. Kujdesi i personalizuar është kompleks, por me ekspertizën dhe trajnimet tona intensive, është i realizueshëm. Vetëm kështu mund të garantojmë një kujdes cilësor dhe sasior, si dhe trajtim të personalizuar për secilin klient. Ne kemi firma te ngjashme në Zvicër ku dikund afër 70% të punëtorëve janë shqiptarë, ideja është që këta punëtorë shqiptarë të angazhohen direkt në Kosovë dhe të kthehen për një kohë të caktuar dhe në këtë mënyrë të punojnë së bashku me punëtorët dhe stafin në Kosovë. Njëkohësisht të kontribojnë në trajnimin dhe zhvillimin në strukturat e Spitex Albaswiss Care.

Përfituesit e Shërbimeve

Spitex Albaswiss Care ofron shërbime për individë që kanë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme dhe përkujdesje shëndetësore në shtëpi.