Sepse ne e bëjmë diferencën
Spitex Albaswiss Care
Kujdes dhe mbështetje për të gjithë!
Ne kombinojmë përkushtimin dhe profesionalizmin për të ofruar një kujdes cilësor dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të klientëve tanë. Marrëdhënia e ngrohtë ndërmjet stafit dhe klientëve është thelbësore për një cilësi të mirë të jetës dhe mirëqenie afatgjatë.
24 h
Gjithmonë të gatshëm
Me Zemër & Profesionalizëm
Me përkushtim, profesionalizëm dhe pasion ne kujdesemi dhe ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.
01
Përkujdesje Individuale
Ne në Spitex ofrojmë shërbime të përshtatura individualisht në shumë fusha, për t'iu përgjigjur nevojave tuaja personale.
02
Komunikim Transparent
Ne besojmë në informacion të qartë dhe transparent. Na kontaktoni për të caktuar një bisedë të parë falas dhe na tregoni hallin tuaj.
03

Spitex Albaswiss Care
Jemi këtu për ju!
Ne ofrojmë konsultime fillestare falas dhe ju ftojmë ju dhe/ose familjarët tuaj të diskutoni mënyrën më të mirë për të organizuar kujdesin për situatën tuaj. Ndani shqetësimet tuaja me ne—jemi këtu për t'ju ofruar mbështetje dhe për t'ju qëndruar pranë.
Si e realizojmë këtë
- Me një staf të shkolluar dhe me përvojë shumëvjeçare në Zvicër.
- Duke ofruar kujdes infermieror, ndihmë në përditshmëri dhe shërbime mbështetëse sipas nevojave të klientit.
- Duke bashkëpunuar me familjarët dhe komunitetin për të krijuar një rrjet të fuqishëm mbështetës.
- Duke vlerësuar dhe përshtatur shërbimet sipas gjendjes së klientit për të ruajtur cilësinë e jetës dhe autonominë e tij.
Qëllimi
Qëllimi ynë është të ofrojmë kujdes infermieror cilësor dhe trajtime shëndetësore në shtëpi, duke ndihmuar individët të ruajnë pavarësinë e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës. Përmes një ekipi të dedikuar profesionistësh, ne synojmë të sigurojmë shërbime të personalizuara që plotësojnë nevojat specifike të secilit pacient.
- Të mundësojmë qëndrimin e klientëve në shtëpitë e tyre kur kjo është e sigurt dhe e përshtatshme nga ana mjekësore, sociale dhe ekonomike.
- Të ofrojmë mbështetje të personalizuar, duke u përshtatur me nevojat individuale të çdo klienti.
- Të përfshijmë familjen dhe rrjetin social të klientit, si burim mbështetjeje për një përkujdesje më të mirë.
- Të respektojmë pavarësinë dhe dinjitetin e klientëve tanë, duke ndjekur parimin: "Sa më shumë pavarësi të jetë e mundur, me aq ndihmë sa është e nevojshme."
- Një bashkëpunim profesional me rrjetin e mjekëve, spitaleve dhe fizioterapeutëve.
- Shërbime sipas standardeve zvicerane.
Spitex Albaswiss Care
Shërbimet tona kryesore
{"cpt":"service","style":"6","columns":"3","show":6,"order":"DESC","orderby":"none"}
Shkalla e parë e mbikëqyrjes (trajtimi themelor)
Ofrimi i shërbimeve infermierore dhe trajtimeve shëndetësore të specializuara për të siguruar mirëqenien dhe cilësinë e jetës së pacientëve.
Mbikëqyrja e përgjithshme (kujdesi dhe trajtimi në përgjithësi)
Ofrimi i ndihmës për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe mirëqenien e individëve që kanë nevojë për mbështetje në përditshmëri.
Kujdes i përditshëm rutinor
Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes për individët që kanë nevojë për kujdes shtesë në përditshmëri. Me një qasje të përkushtuar dhe gjithëpërfshirëse...
Mbikëqyrja në raste te papritura (akute) edhe të veqanta
Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes për individët që kanë nevojë për kujdes shtesë në përditshmëri. Me një qasje të përkushtuar dhe gjithëpërfshirëse...
Kujdesi Paliativ
Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes për individët që kanë nevojë për kujdes shtesë në përditshmëri. Me një qasje të përkushtuar dhe gjithëpërfshirëse...