Operacione

Lumnije Memisi

Viti i lindjes: 1986
Edukimi: Specialiste e diplomuar e infermierisë

Sfondi Profesional

Lumnije Memisi është një eksperte në menaxhimin e kujdesit shëndetësor dhe optimizimin e proceseve, me përvojë në këtë sektor që nga viti 2014.

  • Që nga viti 2019, është pronare e Spitex MeGaherz në Zvicër, një kompani e suksesshme e shërbimeve të kujdesit në shtëpi.
  • Bashkëthemeluese dhe partnere e Spitex Albaswiss Care SH.P.K., ku angazhohet në zhvillimin dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore.

Motivimi

Eksperienca e saj si pronare e Spitex MeGaherz i ka mundësuar të kuptojë në thellësi nevojat e njerëzve që kërkojnë kujdes shëndetësor dhe të zhvillojë strategji efikase për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Kosova ka nevojë për një qasje më të avancuar në kujdesin shëndetësor komunitar, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta. Me njohuritë dhe përvojën e saj disa vjeçare, Lumnije Memisi synon të kontribuojë në:
✔ Zhvillimin e shërbimeve të kujdesit të qendrueshëm
✔ Krijimin e strukturave efikase dhe të qëndrueshme
✔ Futjen e një qasjeje moderne dhe profesionale në këtë sektor

Angazhimi i saj është që çdo individ të marrë kujdesin që meriton, me respekt, dinjitet dhe cilësi të lartë.